Në Gllogjan ndizet `Flakadani i Lirisë` në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Gllogjan ndizet `Flakadani i Lirisë` në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan është ndezur “Flakadani i Lirisë”, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së, të cilët janë në proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ndezja e flakadanit u organizua në prag të shpalljes së vendimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, që pritet të bëhet më 16 shtator.

Në ceremoninë e mbajtur në Gllogjan morën pjesë përfaqësues të platformës “Liria ka Emër”, përfaqësues të Komunës së Deçanit dhe veteranë të luftës.

Ata shprehën besimin se procesi gjyqësor do të përfundojë me një vendim të drejtë, duke theksuar besimin e tyre në drejtësi.

Ata shprehën besimin se procesi gjyqësor do të përfundojë me një vendim të drejtë, duke theksuar besimin e tyre në drejtësi.

Ish-gjenerali Daut Haradinaj tha se “ky flakadan simbolizon sakrificën e popullit të Kosovës por njëkohësisht edhe bashkimin tonë në përkrahje të bashkëluftëtarëve tanë që padrejtësisht po gjykohen tash e sa vite në Hagë”.

“Edhe ky flakadan sonte le të jetë një mesazh për të gjithë ata që e njohin të kaluarën tonë, luftën tonë, se lufta jonë ka qenë e pastër dhe e ndershme. Gjithashtu kemi një mesazh edhe për të gjithë ata që kanë vendimmarrje. Do t’i presim krenarë djemtë tanë të pafajshëm më 16 shtator”, tha tutje Haradinaj. /rtk/

Share This