UKRAINË – Witkoff: Bisedimet me Kievin ishin domethënëse dhe do të vijojnë

UKRAINË – Witkoff: Bisedimet me Kievin ishin domethënëse dhe do të vijojnë

 Bisedimet e para në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ishin shumë domethënëse, deklaroi sot pasdite i dërguari amerikan Steve Witkoff, i cili, së bashku me Jared Kushner, po zhvillon përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë.

“Shpresojmë ta vazhdojmë këtë proces për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, u shpreh Witkoff, duke theksuar rëndësinë e kontakteve me palën ukrainase.

Edhe Jared Kushner vlerësoi se vizita në Kiev kishte qenë e dobishme.

“Mendoj se kemi mësuar shumë nga ky udhëtim”, deklaroi Kushner.

Ndërkohë, në Kiev vijon një sesion i zgjeruar bisedimesh, ku marrin pjesë dy të dërguarit amerikanë, delegacioni ukrainas dhe zyrtarë evropianë përgjegjës për sigurinë kombëtare.

Bisedimet zhvillohen në kuadër të përpjekjeve diplomatike të administratës amerikane për të gjetur një rrugë drejt përfundimit të luftës në Ukrainë. /atsh/

Share This