
Shtatori sjell vapë e më pas reshje, kështu pritet moti gjatë javës
Moti në vend do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngrohtë gjatë ditëve të para të javës, me temperatura që do të arrijnë deri në 33°C.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të hënën dhe të martën pritet mot kryesisht me diell, ndërsa të mërkurën temperaturat do të arrijnë kulmin, me 28 deri në 33°C, ku vlerat më të larta parashikohen në Prizren dhe Gjakovë.
Ndryshimi i motit pritet të enjten, më 10 shtator, kur do të ketë vranësira, reshje shiu dhe lokalisht shkarkime rrufesh.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 31°C, ndërsa era do të jetë mesatare dhe lokalisht e fortë, raporton Klankosova.tv.
Të premten, pas reshjeve, moti do të freskohet lehtë, me temperatura maksimale nga 25 deri në 30°C.
Sipas IHMK-së, gjatë pjesës më të madhe të kësaj periudhe kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme, por temperaturat e larta të martën dhe të mërkurën mund të sjellin ngarkesë termike.
Instituti rekomandon po ashtu kujdes ndaj ekspozimit të zgjatur në diell, pasi indeksi UV do të jetë i lartë gjatë orëve të mesditës.
E hënë – 7 shtator
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat
minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 27°C
deri në 31°C.
Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtesi 1-4m/s.
E martë – 8 shtator
Do të mbajë mot kryesisht i ngrohtë dhe me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 32°C. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.
E mërkurë – 9 shtator
Vazhdon moti i ngrohtë, me periudha të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 28°C deri në 33°C. Vlerat më të larta priten në Prizren dhe Gjakovë, deri në 33°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtesi 1-5m/s
E enjte – 10 shtator
Moti do të jetë më i ndryshueshëm. Përveç intervaleve me diell dhe vranësirave, priten reshje shiu, lokalisht të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 27°C deri në 31°C. Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e forte nga drejtimi verilindje dhe veriperendim.
E premte – 11 shtator
Pas reshjeve të së enjtes, moti do të jetë më i freskët, me diell dhe vranësira të ndryshueshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 25°C deri në 30°C. Rënia më e theksuar e temperaturave maksimale pritet në zonat malore.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtesi 1-5m/s.

