25 persona humbin jetën në Kepin e Gjelbër, pasi autobusi ra nga 30 m

25 persona humbin jetën në Kepin e Gjelbër, pasi autobusi ra nga 30 m

Një udhëtim drejt plazhit përfundoi në tragjedi në ishullin Fogo të Kepit të Gjelbër.

Një autobus me 32 persona, kryesisht fëmijë dhe të rinj, doli nga rruga në një kthesë dhe u rrëzua rreth 30 metra në një greminë.

Të paktën 25 persona humbën jetën, përfshirë edhe shoferin, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv.

Disa të mbijetuar u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Operacioni i shpëtimit ishte tejet i vështirë, pasi autobusi përfundoi në një zonë të paarritshme poshtë shkëmbinjve.

Share This