10 vite nga dita kur Kosova shkroi historinë

10 vite nga dita kur Kosova shkroi historinë

5 shtator 2016 – një datë që do të mbetet përgjithmonë e shënuar në historinë e futbollit të Kosovës.

Pikërisht në këtë ditë, Kosova zbriti për herë të parë në fushë në një ndeshje zyrtare të eliminatoreve të Kampionatit Botëror. Në stadiumin në Turku të Finlandës, “Dardanët” nisën një kapitull të ri të futbollit kosovar, duke u përballur me Finlandën në kuadër të kualifikimeve për “Rusia 2018”.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa goli i Kosovës u shënua nga kapiteni Valon Berisha, i cili realizoi nga pika e bardhë.

Ishte më shumë se një gol. Ishte goli i parë i Kosovës në eliminatoret e një Kampionati Botëror, duke hyrë kështu në historinë e përfaqësueses.

Ajo mbrëmje në Turku shënoi fillimin e një epoke të re për futbollin e Kosovës. Një dekadë më pas, ajo ndeshje vazhdon të kujtohet si një prej momenteve më të rëndësishme të historisë së “Dardanëve”.

Nga debutimi historik në Finlandë, Kosova nisi rrugëtimin në arenën ndërkombëtare, duke u përballur ndër vite me shumë prej kombëtareve më të njohura të Evropës dhe duke krijuar historinë e saj në futbollin ndërkombëtar.

Share This