Nga 37°C në 15°C, shtatori sjell kthesë të motit në vend

Nga 37°C në 15°C, shtatori sjell kthesë të motit në vend

Temperaturat e larta do të rikthehen gjatë këtij vikendi në Kosovë, por moti pritet të ndryshojë ndjeshëm në ditët në vijim.

Meteorologu Valdrin Shala ka bërë të ditur në emisionin “Weekend” në Klan Kosova se temperaturat sot pritet të arrijnë deri në 36-37°C, ndërsa të dielën do të ketë rënie të tyre në rreth 28-31°C.

Gjatë javës së ardhshme temperaturat do të jenë kryesisht rreth 30°C, ndërsa nga fundjava pritet depërtimi i masave të ftohta ajrore, shoqëruar me reshje shiu dhe rënie të theksuar të temperaturave.

“Disa modele po sugjerojnë që të dielën temperaturat me zbrit deri në 15°C”, tha Shala në Klan Kosova.

Share This