Moti sot kryesisht me diell dhe temperatura deri në 34°C

Moti sot kryesisht me diell dhe temperatura deri në 34°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj fundjave vendi ynë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, më të theksuara në zonat malore. Nuk parashihen reshje shiu.

Temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius minimalet, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht e dobët, nga drejtime të ndryshueshme, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme. Temperaturat e larta gjatë ditës mund të shkaktojnë ngarkesë të lehtë termike, ndërsa freskimi i netëve do të krijojë kushte më të përshtatshme për pushim dhe gjumë.

Kushtet agrometeorologjike pritet të jenë të favorshme për punët bujqësore, veçanërisht për vjeljen dhe pjekjen e kulturave. Megjithatë, mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë ditës mund të rrisin nevojën për ujitje të kulturave që vazhdojnë të jenë në fazat aktive të zhvillimit.

IHMK-ja njofton gjithashtu se indeksi UV do të jetë nga mesatar deri i lartë, me vlera 5–6, veçanërisht gjatë orëve të mesditës. Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e zgjatur ndaj rrezatimit të drejtpërdrejtë në diell.

Share This