Gjini: Seanca e thirrur nga Dehari anti-kushtetuese, bëj thirrje që edhe PDK e LDK të mos bëhen pjesë e saj

Gjini: Seanca e thirrur nga Dehari anti-kushtetuese, bëj thirrje që edhe PDK e LDK të mos bëhen pjesë e saj

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar si antikushtetuese seancën e thirrur nga Avni Dehari për datën 9 shtator.

Gjini ka thënë se kjo është një shkelje kushtetuese dhe sipas tij as partitë e tjera opozitare PDK dhe LDK s’duhet të bëhen pjesë e një shkeljeje të tillë.

“Edhe dy partitë e tjera, s’duhet të bëhen pjesë e kësaj shkelje kushtetuese. E Nxjerrjes së Kosovës nga binarët. Sot Kurti s’ka lënë rrugë për zgjidhje normale e kushtetuese. Ka mbyllur rrugët. Po dëshiron ta caktojë datën e zgjedhjeve vetë përmes shkeljeve. Sot në Kosovë nuk ka asnjë autoritet që nuk e shkel ligjin, përvec komunave. Vetë ky që e ka zaptu zyrën e kryeministrat. Unë e di që ka shumë njerëz që s’e kuptojnë rëndësinë jetike të respektimit të Kushtetutës”, ka deklaruar ai, raporton Express.

“Fatkeqësisht politika s’po prodhon lajme të mira. Janë dy vite në krizë të qëllimshme institucionale. Thirrja e seancës më 9 shtator, është shkelje brutale e normës dhe bindjes Kushtetuese. Kjo është me u tallë me shtetin e me qytetarët. Me abuzu s’kajshëm”, ka theksuar Gjini.

Share This