
Shqipëri, temperaturat mbeten të larta në të gjithë vendin, reshje lokale në këto zona
Ditën e sotme (2 shtator) vendi ynë parashikohet të vijojë të ketë pothuajse të njëjtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Reshje lokale shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës e pasdites përgjatë relieveve malore.
Era parashikohet me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. /rtsh/

