
Islam Selmani i artë, medalja e shtatë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare
Islam Selmani e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Karateisti kosovar ishte i jashtëzakonshëm në kategorinë deri në 60 kilogramë duke i mposhtur kundërshtarët një nga një.
Ai ia solli Kosovës medaljen e shtatë në Lojërat Mesdhetare, respektivisht të parën sportit të karatesë.
Për të arritur deri në finale, karateisti ynë i mundi garuesin Sami Tas nga Franca, qipriotin Andreas Gavriel dhe në gjysmëfinale grekun Christos Xenos, raporton GE.
E në finalen interesante ai e mundi 1:0 turkun Burak Ozdemir.

