Përparim Rama para protestës së komunave: Nuk mund t’ua merrni qytetarëve buxhetin dhe zhvillimin

Përparim Rama para protestës së komunave: Nuk mund t’ua merrni qytetarëve buxhetin dhe zhvillimin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook, një ditë para protestës së paralajmëruar të komunave para Qeverisë së Kosovës.

Përmes mesazhit të tij, Rama i ka bërë thirrje ekzekutivit qendror që të mos i pengojë komunat në realizimin e projekteve dhe të mos ua marrë qytetarëve mjetet që, sipas tij, u takojnë.

“Nuk mundesh me ua marrë qytetarëve buxhetin, me ua blloku projektet e me ua ndal zhvillimin vetëm pse nuk të kanë votuar. Kjo nuk është qeverisje. Është ndëshkim politik”, ka shkruar Rama.

Deklarata e kryetarit të Prishtinës vjen në prag të protestës së komunave, të cilat pritet të shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me çështjet financiare dhe bllokimin e projekteve nga niveli qendror.

Rama ka kërkuar që komunave t’u mundësohet realizimi i projekteve dhe përdorimi i mjeteve buxhetore për zhvillimin e qyteteve dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Share This