Gjilani triumfon ndaj Llapit, Bilali heroi i ‘Skifterave’

Gjilani triumfon ndaj Llapit, Bilali heroi i ‘Skifterave’

Gjilani ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Superligën e Kosovës, pasi ka mposhtur Llapin 0-2 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në kuadër të javës së dytë të kampionatit.

Protagonisti kryesor i triumfit gjilanas ishte Oltion Bilali, i cili realizoi të dy golat e ndeshjes dhe i dha skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

Bilali zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, kur shfrytëzoi asistimin e Arbër Potokut dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

Sulmuesi i Gjilanit ishte sërish në vendin e duhur në minutën e 41-të, duke realizuar golin e dytë personal dhe duke e dërguar ekipin në pushim me epërsi të dyfishtë.

Llapi reagoi në pjesën e dytë dhe krijoi disa mundësi për të ngushtuar diferencën. Vendasit goditën edhe shtyllën, ndërsa në disa raste u ndalën nga portieri i Gjilanit, Coriq, i cili zhvilloi një paraqitje të mirë dhe e mbajti portën të paprekur.

Në fund, Gjilani mori një fitore të merituar 0-2 dhe vazhdon startin perfekt në kampionat.

“Skifterat” kanë grumbulluar gjashtë pikë pas dy xhirove, me të dyja fitoret të arritura në udhëtim. Llapi, në anën tjetër, mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve të para.

Share This