
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për datat 23 dhe 24 gusht.
Sipas njoftimit të MINT-it, një litër naftë do të kushtojë maksimalisht 1.79 euro, benzina 1.53 euro, ndërsa gazi 0.62 euro për litër.
Këto janë të njëjtat çmime që ishin në fuqi edhe gjatë ditës së djeshme.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të dielën dhe të hënën.
MINT ka bërë të ditur se qytetarët mund t’i adresojnë ankesat lidhur me çmimet e derivateve përmes adresës elektronike të ministrisë ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

