“Kokat që gufojnë” e Gjelosh Gjokajt në Galerinë Kombëtare të Kosovës

“Kokat që gufojnë” e Gjelosh Gjokajt në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Galeria Kombëtare e Kosovës po prezanton veprën “Kokat që gufojnë”, të artistit Gjelosh Gjokaj, e realizuar në vitin 1983, në kuadër të ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, kuruar nga Hana Halilaj.

Vepra trajton tema të mërgimit, vetmisë dhe dhunës historike përmes figurave të fragmentuara, të cilat ndërthurin elemente të portretit, maskës dhe formave mekanike.

Sipas Galerisë, Gjokaj e paraqet dhunën jo përmes veprimit, por përmes pasojave të saj, duke vënë në pah fragmentimin, qetësinë dhe vazhdimësinë e pranisë njerëzore.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 26 gusht 2026.

Share This