E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 28 gradë

E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 28 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot, e martë, 18 gusht, vendi do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira.

Sipas IHMK-së, gjatë ditës, në zona të caktuara, vranësirat mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Në zonat ku zhvillohen dukuri konvektive, pritet edhe rritje e përkohshme e shpejtësisë së erës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 24 deri në 28 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra për sekondë, ndërsa në zonat me zhvillim të dukurive konvektive mund të ketë forcim të përkohshëm të saj.

Share This