
Kastrati i reagon Vjosa Osmanit: Hapja e Urës së Ibrit nuk është akt historik, është akt normal
Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka deklaruar se janë plotësuar kushtet e sigurisë për hapjen e Urës së Ibrit dhe se menaxhimi i saj mund t’i besohet Policisë së Kosovës.
Sipas Kastratit, deklarata e Bashkimit Evropian tregon se kushtet janë plotësuar jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë të sigurisë.
“Deklarata e BE-së e ka dhënë qartë që nuk është vetëm në aspektin politik, por edhe në aspektin e sigurisë janë plotësuar kushtet”, tha Kastrati.
Ai vlerësoi punën e Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke thënë se ajo ka vepruar me profesionalizëm dhe përkushtim.
“Kemi parë që Policia e Kosovës me profesionalizëm, me punën dhe përkushtimin e ka bërë një punë të jashtëzakonshme në veriun e Kosovës, ku ka eliminuar deri diku të gjitha ato elemente ekstremiste, terroriste që Serbia ka instaluar që një kohë të gjatë”, u shpreh ai.

