Shqipëri, parashikimi i motit për sot

Shqipëri, parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së sotme (17 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit nga SHMU-ja, gjatë mesditës dhe pasdites do të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht përgjatë relieveve malore. Në jug të vendit nuk përjashtohen reshje lokale shiu, me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Herë pas here, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare jugperëndimore dhe në lugina, era pritet të forcohet deri në 14 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 1–3 ballë. /rtsh/

Share This