Pritje të gjata në Jarinjë, QKMK publikon gjendjen e fundit në pikat kufitare

Pritje të gjata në Jarinjë, QKMK publikon gjendjen e fundit në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka përditësuar gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, duke bërë të ditur se pasditen e së martës në disa vendkalime janë krijuar pritje më të gjata, ndërsa në shumicën e pikave qarkullimi vazhdon normalisht.

Sipas të dhënave të publikuara në orën 15:06, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare të Jarinjës. Për hyrje në Kosovë qytetarët po presin nga 45 deri në 50 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në rreth 600 metra. Në drejtim të daljes, pritjet janë 10 deri në 15 minuta, me kolonë rreth 100 metra.

Fluks i shtuar është raportuar edhe në Muçibabë, ku për hyrje pritjet zgjasin rreth 40 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin në 500 metra. Për dalje, qytetarët presin rreth 15 minuta, me kolonë prej afërsisht 100 metrash.

Edhe në Dheun e Bardhë janë evidentuar vonesa. Për hyrje në Kosovë pritjet janë rreth 30 minuta, me kolonë prej 250 metrash, ndërsa për dalje rreth 10 minuta, me kolonë prej 50 metrash.

Në Han të Elezit, pritjet për hyrje janë rreth 10 minuta, me kolonë prej 50 metrash, ndërsa dalja realizohet për rreth pesë minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Kullën, Merdarën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Glloboqicën, Stançiqin dhe Vërmicën, qarkullimi zhvillohet pa probleme të mëdha. Pritjet për automjete variojnë nga një deri në pesë minuta, ndërsa nuk janë raportuar kolona të theksuara.

QKMK njofton gjithashtu se edhe qarkullimi i kamionëve mbetet i pandikuar, me pritje minimale prej tre deri në pesë minutash në të gjitha pikat kufitare dhe pa kolona të raportuara.

Share This