
Sonte nata finale e “Sunny Hill Festival”, një sukses që e vendosi Kosovën në hartën kulturore botërore
Sonte është nata përmbyllëse e festivalit më të madh të organizuar jo vetëm në Kosovës por edhe më gjërë.
Ky organizim madhështor ka mbledhur emrat më eminent të skenës botëror si:Katy Perry e shumë të tjerë, vendor e ndërkombëtar.
Por, atmosferës fantastike, “Sunny Hill Festival” e shndërroi Kosovën në epiqendër të kulturës, e organizuar nga artistja me famë botërore Dua Lipa me bashkëpunëtorët e saj.
Detaje më shumë në emisionin Weekendi dha shefi i komunikimit të këtij festivali Alban Kastrati.
“Duket që entuziasmi për Sunny Hill-in nuk është vetëm në Kosovë, por edhe përtej. Kemi njerëz që kanë ardhur edhe prej Japonisë dhe vendeve të ndryshme. Edhe e mira e kësaj është që ata që po vijnë njëherë, herën tjetër po duan të vijnë por jo vetëm, në grupe shumë më të mëdha”, deklaroi ai.
“Ndërkombëtarizimi i Sunny Hill-it po vazhdon, po rritet edhe po duket që misioni ynë për çka e kemi filluar festivalin, me kriju një imazh të mirë për shtetin po arrihet edhe po përmbushet”, shtoi Kastrati.

