
Presidenti Ademi përshëndetet me presidentin amerikan Donald Trump: Kosova mirënjohëse për mbështetjen e SHBA-së
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pasur kënaqësinë të përshëndetet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare.
Përmes një postimi, Ademi ka theksuar mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, duke vënë në pah lidhjen e fortë mes dy vendeve.
“Kënaqësi e veçantë të përshëndetem me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe mbetet i përkushtuar ndaj miqësisë së përhershme, të fuqishme dhe të palëkundur mes dy vendeve tona”, ka shkruar Ademi.

Ky takim vjen në kuadër të një aktiviteti që ka mbledhur personalitete të njohura ndërkombëtare, duke riafirmuar edhe një herë rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

