I mjaftojnë vetëm 4 minuta në fushën e lojës, Arbnor Muja realizon gol fantastik në elitën e futbollit belg
Vetëm 4 minuta në fushë, i kanë mjaftuar sulmuesit Arbnor Muja, për të gjetur golin e parë sezonal, me fanellën e kampionëve të Antuerpit, në triumfin 6-0 që skuadra bardhekuqe arriti në shtëpi ndaj Kortrijk, në përballjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit.
Muja u aktivizua në minutën e 62-të në vendin e Ondrejkas, teksa në minutën e 66-të, me një gjuajtje të kalibruar me të majtën, në hyrje të zonës, e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë shans portierit kundërshtar.
24-vjeçari golin e festoi duke formuar me duar shqiponjën dykrenare.