
Zjarri në objektin në Vragoli të Fushë Kosovës, deklarohet Policia: S’ka persona të lënduar, bashkë me zjarrfikësit po merremi me rastin
Policia e Kosovës, ka njoftuar se nuk ka të lënduar nga zjarri që përfshiu një objekt në Vragoli të Fushë Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
‘’Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale, nuk ka persona të lënduar’’, ka thënë ajo.

