
Kupa e Botës 2026 vjen sonte me dy superpërballje
Kupa e Botës 2026 vazhdon sonte me dy përballje mjaft interesante në kuadër të fazës së grupeve.
Në Grupin I, favoritja e madhe Franca do të përballet me Irakun, në një ndeshje që pritet të ketë rëndësi të madhe për renditjen në grup. Francezët e nisën Botërorin me fitore ndaj Senegalit, ndërsa Iraku u mposht nga Norvegjia në xhiron e parë.
Ndeshja Francë-Irak zhvillohet nga ora 23:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Më herët, nga ora 19:00, në kuadër të Grupit J, kampionia në fuqi Argjentina do të përballet me Austrinë. Argjentinasit vijnë pas fitores bindëse ndaj Algjerisë, ndërsa Austria e nisi me triumf ndaj Jordanisë. Një fitore do ta afronte shumë Argjentinën me kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Të dyja ndeshjet pritet të sjellin spektakël dhe mund të ndikojnë dukshëm në garën për kualifikim në fazën tjetër të Botërorit 2026.

