
Rrokulliset traktori në Ruboc, një person mbetet i vdekur
Një person ka humbur jetën pas një aksidenti me traktor që ka ndodhur të martën në fshatin Ruboc të Kamenicës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 17 qershor 2026, rreth orës 18:35. Dyshohet se viktima, mashkull kosovar, është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka pësuar lëndime fatale, raporton rtk.
Ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa autoritetet kompetente janë duke i hetuar rrethanat e plota të rastit.

