IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vend do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.

Share This