Trump: Besoj se lideri suprem i Iranit e ka miratuar marrëveshjen, ka rënë dakord të mos zhvillojë armë bërthamore

Trump: Besoj se lideri suprem i Iranit e ka miratuar marrëveshjen, ka rënë dakord të mos zhvillojë armë bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai beson që lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, e ka miratuar marrëveshjen bërthamore që po finalizohet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në Zyrën Ovale Trump tha: “Kuptoj që përgjigja është po.”

Sipas tij, pas finalizimit të marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara do të heqin menjëherë bllokadën ndaj porteve iraniane.“ Dhe do të shihni çmimet e naftës të bien”, shtoi Trump.

Gjithashtu Trump bëri të ditur se Irani ka rënë dakord të mos zhvillojë armë bërthamore në kuadër të një marrëveshjeje që po finalizohet mes SHBA-së dhe Iranit.

“Ata nuk do të kenë armë bërthamore. Kanë rënë dakord për këtë”, tha Trump.

Ai shtoi se Irani nuk do të blejë apo zhvillojë në asnjë mënyrë armë bërthamore si pjesë e marrëveshjes së ardhshme. /rtsh/

Share This