
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 2 cent më lirë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së sotme.
Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën është 1.48 euro për litër, 2 centë më lirë se ditën e djeshme, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.41 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.72 euro për litër.

