Pas Tiranës, ndalesa e radhës Prishtina: Antonio Costa takohet sot me Ramën, zbardhet agjenda e vizitës

Pas Tiranës, ndalesa e radhës Prishtina: Antonio Costa takohet sot me Ramën, zbardhet agjenda e vizitës

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa po zhvillon një tur diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, ku do të takohet me liderët rajonalë dhe do të bashkëkryesojë takimin e nivelit të lartë më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Sot Costa do të vizitojë Tiranën, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, ai do të zhvillojë gjithashtu një takim me studentët e Kampusit të Tiranës të Kolegjit të Evropës.

“Kryeministri Rama do të mikpresë Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Kryeministri Rama do të mikpresë të martën më 2 qershor 2026, Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, i cili viziton Tiranën, në kuadër të vizitave diplomatike, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Samiti po mbahet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel, duke riafirmuar forcimin e marrëdhënieve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Nesër, pas takimit të përbashkët mes dy delegacioneve, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

11.15 – 12.00 Takim bilateral mes dy delegacioneve

12.15 – 12.45 Konferencë e përbashkët për shtyp”, thuhet në njoftimin për mediat, transmeton GE.

Pas Tiranës, Costa, do të vizitojë Prishtinën.

Përgjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, nesër Costa do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Gjithashtu do të takohet edhe me krerët e partive opozitare.

“Të mërkurën, më 3 qershor, Presidenti Costa do të shkojë në Prishtinë, për t’u takuar me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, kryeministrin në largim Albin Kurti dhe kryetarët e partive opozitare”, konfirmon Këshilli Evropian.

Share This