
Osmani nga Peja: Qytetarët dinë të dallojnë punën nga premtimet boshe
Nga Rekordi.net
Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka vazhduar aktivitetet elektorale me një takim me qytetarët në Pejë.
Gjatë qëndrimit në këtë qytet, Osmani vlerësoi rolin dhe kontributin e Pejës në proceset historike dhe shtetndërtuese të Kosovës, duke e cilësuar atë si një ndër qendrat që ka mbështetur vazhdimisht vlerat e lirisë dhe të shtetit.
Sipas saj, Peja ka një traditë të veçantë qytetare dhe patriotike, ndërsa theksoi se qytetarët e saj dinë të vlerësojnë angazhimin dhe punën konkrete.
“Në këtë qytet të Rugovës, ku fjala e besa ka peshë, qytetarët e dinë mirë se kush punon dhe kush ka vetëm fjalë boshe”, ka shkruar Osmani.
Ajo theksoi se mbështetja e qytetarëve është motiv shtesë për të vazhduar angazhimin në funksion të zhvillimit të vendit dhe forcimit të institucioneve të Kosovës.

