
Scaloni publikon listën e Argjentinës, Messi kapiten
Përzgjedhësi i Argjentina, Lionel Scaloni, ka publikuar listën përfundimtare prej 26 futbollistësh për Kupën e Botës 2026, me Lionel Messi që do të mbajë sërish shiritin e kapitenit në mbrojtje të titullit botëror.
Pavarësisht shqetësimeve të fundit për një lëndim në kofshën e majtë, Messi është përfshirë në listën finale dhe pritet të udhëheqë kampionët në fuqi në turneun më të madh të futbollit botëror.
Për yllin argjentinas, kjo do të jetë paraqitja e gjashtë në Kupën e Botës, duke vazhduar të shkruajë histori me fanellën e Argjentinës. Sulmuesi, i cili muajin e ardhshëm mbush 39 vjeç, mbetet figura kryesore e skuadrës së Scalonit.
Lista e publikuar përfshin shumicën e lojtarëve që triumfuan në Katar 2022, ndërsa nuk mungojnë edhe disa emra të rinj që kanë bindur me paraqitjet e tyre gjatë eliminatoreve dhe ndeshjeve miqësore.
Megjithatë, trajneri argjentinas ka lënë jashtë disa emra të njohur. Mes mungesave më të komentuara janë talenti i Real Madrid, Franco Mastantuono, si dhe mesfushori i Real Betis, Giovani Lo Celso.


