
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së
Sot, më 29 maj, shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të Organizata e Kombeve të Bashkuara, në nderim të të gjithë atyre që shërbejnë në misionet paqeruajtëse dhe kontribuojnë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.
Kjo ditë përkujton fillimin e misionit të parë paqeruajtës në vitin 1948 dhe synon të vlerësojë sakrificën, profesionalizmin dhe përkushtimin e mijëra burrave dhe grave që operojnë në zona të ndryshme konflikti në botë.
Paqeruajtësit luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e civilëve, stabilizimin e vendeve të prekura nga luftërat dhe në ndërtimin e paqes afatgjatë. Ata shërbejnë në disa nga zonat më të rrezikshme, shpesh duke rrezikuar jetën e tyre në shërbim të njerëzimit.
Sipas të dhënave zyrtare, mbi 2 milionë persona kanë shërbyer në misione paqeruajtëse që nga viti 1948, ndërsa aktualisht dhjetëra mijëra paqeruajtës janë të angazhuar në misione të ndryshme në botë. Po ashtu, mbi 4,400 paqeruajtës kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, raporton RTKlive.
Tema e këtij viti, “Investo në Paqe”, thekson rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm dhe investimit në paqe për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të sigurt për të gjithë, raporton rtk.
Në kuadër të kësaj dite, organizohen aktivitete përkujtimore dhe ceremoni nderimi për paqeruajtësit, duke rikujtuar rëndësinë e misionit të tyre në ruajtjen e paqes globale.

