Barcelona reagon mbi vendimin për Superligën: Një etapë e re për futbollin…
Klubi i Barcelonës ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian dhe shpreh kënaqësinë e saj me mbështetjen që ky organ i ka dhënë mundësisë së organizimit të garave të tjera jashtë UEFA-s dhe FIFA-s.
Në një deklaratë që është publikuar në kanalet zyrtare të klubit, Barcelona ka shprehur edhe një herë tjetër interesin mbi projektin e Superligës, debat që ka nisur prej disa vitesh në botën e futbollit:
“FC Barcelona dëshiron të shprehë kënaqësinë e saj me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian në të cilin miratohet projekti i Superligës i propozuar nga “A22 Sports”. Si një nga entitetet drejtuese të Superligës, Barcelona konsideron se vendimi i hap rrugën një gare të re të futbollit të nivelit të lartë në Evropë duke demonstruar kundër figurës së monopolit në botën e futbollit dhe dëshiron të ofrojë një propozim për dialog se cili duhet të jetë modeli evropian i konkurrencës.
Që nga themelimi në vitin 1899, FC Barcelona ka qenë një klub pionier në botën e sportit, duke udhëhequr nxitjen dhe profesionalizimin e strukturave të tij, si brenda dhe jashtë vendit, si në garat e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave. Për këtë arsye, klubi beson se qëndrueshmëria e futbollit europian në afat të mesëm përfshin krijimin e një koncepti të ri.
Në vitin në të cilin klubi do të festojë 125 vjetorin e tij, Barça dëshiron të vazhdojë të kontribuojë me përvojën dhe njohuritë e saj shumë sportive për të propozuar zgjidhje për problemet aktuale që ka sporti i nivelit të lartë. Për këtë arsye, klubi mbështet propozimin e Superligës të promovuar nga A22 dhe inkurajon fillimin e një debati konstruktiv midis të gjitha organizatave të futbollit, brenda dhe jashtë vendit- mbylli deklaratën klubi i Barcelonës”.