Haxhiu takohet me ambasadorin britanik, flasin për zgjedhjet e 7 qershorit

Haxhiu takohet me ambasadorin britanik, flasin për zgjedhjet e 7 qershorit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në njoftim, thuhet se në takim u bisedua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në procesin zgjedhor, rëndësinë e mbarëvajtjes së tij dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.

“U.d. Presidentja Haxhiu e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit të afërt mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Share This