Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në male.

Reshjet e shiut priten të dobëta e të karakterit lokal, kryesisht në lindje e jug, përqendruar në relievet malore të vendit në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 7 m/s, ndërsa në bregdet, lugina dhe male era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 16 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-3 ballë, raporton atsh.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/26 Diell re
Kukës 12/24 Diell re shi
Lezhë 13/26 Diell re
Dibër 9/24 Diell re shi
Durrës 12/26 Diell re
Tiranë 13/27 Diell re
Elbasan 12/28 Diell re
Berat 10/28 Diell re shi
Vlorë 12/27 Diell re
Korçë 9/22 Diell re shi
Gjirokastër 12/27 Diell re shi
Sarandë 14/26 Diell re
Share This