
Bullgaria fiton Eurovizionin në Vjenë, Shqipëria renditet e 13-ta
Ka përfunduar nata finale e Eurovision 2026, e cila këtë vit u mbajt në Vjenë, duke sjellë emocione të forta dhe një garë të ashpër mes vendeve pjesëmarrëse.
Fitues i këtij edicioni është shpallur Bullgaria, e përfaqësuar nga DARA me këngën “Bangaranga”, e cila grumbulloi plot 516 pikë, duke siguruar vendin e parë.
Në vendin e dytë u rendit Izraeli me 343 pikë, i përfaqësuar nga Noam Bettan me këngën “Michelle”, ndërsa vendi i tretë i takoi Rumanisë.
Sa i përket Shqipërisë, artisti Alis me këngën “Nân” u rendit në vendin e 13-të, duke grumbulluar 145 pikë, raporton rtk.
Finalja e këtij viti u karakterizua nga një konkurrencë e fortë, performanca spektakolare dhe një nivel i lartë artistik, duke e kthyer edhe një herë Eurovision-in në një nga ngjarjet më të ndjekura muzikore në Evropë.

