
Lama: Në arenën ndërkombëtare, Kosova po shihet si shtet jofunksional
Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje ishte e panevojshme dhe se kompromisi politik do të nevojitet edhe pas tyre.
Sipas saj, si zgjedhjet e 28 shkurtit edhe ato të 7 qershorit do të jenë humbje për Kosovën, duke ndikuar negativisht në zhvillimin ekonomik, miratimin e ligjeve, financat dhe përfitimin në kohë të ndihmave nga Bashkimi Evropian.
Në një deklaratë në emisionin “Info Magazine” Alma Lama tha se mungesa e kompromisit po dëmton besimin e qytetarëve në institucione dhe po ndikon negativisht edhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës.
Sipas saj, Kosova po perceptohet si një shtet jofunksional.
“Shkuarja në zgjedhje tani që ishte krejt e panevojshme, sepse kompromisi do të nevojitet edhe pas zgjedhjeve, dhe do të duhej të ishte gjetur vjet. Zgjedhjet e 28 shkurtit dhe tani të 7 qershorit kanë qenë të panevojshme dhe kjo për Kosovën do të thotë humbje e madhe. Sa i përket zhvillimit, ekonomisë së Kosovës, ligjeve që presin për t’u miratuar, financave, ndihmave të BE-së që Kosova nuk do të përfitojë në kohë”.

