Sot finalja e Eurovision 2026, Shqipëria ngjitet e pesta në skenë

Sot finalja e Eurovision 2026, Shqipëria ngjitet e pesta në skenë

Shqipëria ngjitet sonte e pesta në skenën e finales së madhe të Eurovision Song Contest 2026, ku do të përfaqësohet nga Alis me këngën Nan.

Në garë për çmimin e madh të këtij edicioni janë 25 shtete, ndërsa nata finale do të hapet nga Danimarka. Austria, vendi mikpritës i këtij viti, do të performojë e fundit në skenën e “Wiener Stadthalle”.

Kënga shqiptare “Nan” është kthyer në një nga këngët më të komentuara dhe më të klikuara të këtij edicioni, pas performancës së Alis në natën e dytë gjysmëfinale, ku artisti elektrizoi publikun në arenë.

Sipas rregullave të finales së Eurovision 2026, votimi do të hapet pak para interpretimit të këngës së parë dhe do të mbetet i hapur gjatë gjithë performancave, si edhe për 40 minuta pas këngës së fundit. Publiku do të ketë mundësi të votojë deri në 10 herë për këngën e preferuar.

Finalja e madhe pritet të ndiqet nga miliona teleshikues në mbarë Europën dhe më gjerë, ndërsa Shqipëria synon një rezultat sa më të mirë me “Nan”, një këngë që ka marrë vlerësime për mesazhin dhe interpretimin e saj emocional.

Renditja e shteteve në natën finale:

    1. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
    2. Gjermani: Sarah Engels – Fire
    3. Izrael: Noam Bettan – Michelle
    4. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
    5. Shqipëri: Alis – Nân
    6. Greqi: Akylas – Ferto
    7. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
    8. Australi: Delta Goodrem – Eclipse
    9. Serbi: LAVINA – Kraj Mene
    10. Maltë: AIDAN – Bella
    11. Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
    12. Bullgari: DARA – Bangaranga
    13. Kroaci: LELEK – Andromeda
    14. Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
    15. Francë: Monroe – Regarde !
    16. Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
    17. Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
    18. Poloni: ALICJA – Pray
    19. Lituani: Lion Ceçah – Sólo Quiero Más
    20. Suedi: FELICIA – My System
    21. Qipro: Antigoni – JALLA
    22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
    23. Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
    24. Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
    25. Austri: COSMÓ – Tanzschei /atsh/
Share This