Flet Sami Lushtaku pas intervistimit: Kurti mos ta përdor pushtetin për qëllime të veta

Flet Sami Lushtaku pas intervistimit: Kurti mos ta përdor pushtetin për qëllime të veta

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku pasi u lirua në procedurë të rregullt ka folur para qytetarëve.

Ai i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që  siç tha të mos e përdorë pushtetin për qëllime të veta

“Albin Kurtit mos ta përdor pushtetin për qëllime të veta, i bëjmë thirrje nga këtu, mos ta përdor pushtetin mos ta përdorë policie, mos ta përdor prokurorinë, mos ta përdor gjykatën”,  ka thënë Lushtaku, raporton Klan Kosova.

Kryetari i Skenderajt shkoi në stacion policor për t’u intervistuar në lidhje me incidentin e djeshëm me kreun e VV-së në këtë qytet, Hysni Mehanin.

Përndryshe, mbrëmë u zhvillua një aksioni i Policisë së Kosovës në Skenderaj, ku Njësia Speciale kreu bastisje dhe ndaloi disa persona, përfshirë edhe zëdhënësin e Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku.

Share This