
Mourinho mbështet Arbeloa-n në përplasjen me Mbappe-n
Trajneri portugez Jose Mourinho ka reaguar lidhur me situatën dhe tensionet e fundit që përfshijnë Alvaro Arbeloa-s dhe Kylian Mbappe-s, duke i dalë në krah ish-lojtarit të tij.
Mourinho shprehu keqardhje për Arbeloa-n, duke theksuar lidhjen e fortë profesionale dhe personale që kanë ndërtuar ndër vite.
“Jam i trishtuar për Arbeloan, pasi kam punuar me të dhe ai gjithmonë ka dhënë gjithçka për Realin. Tani që është trajner i Realit, lidhja jonë është edhe më e fortë. Dua që gjithçka t’i shkojë mirë,” u shpreh Mourinho.
Ai shtoi se roli i trajnerit është shumë më kërkues sesa ai i lojtarit, duke theksuar presionin që vjen me këtë detyrë.
“Të jesh lojtar është gjithmonë më e lehtë se të jesh trajner. Por ata fituan ndeshjen dhe për këtë jam i lumtur për Arbeloa-n,” përfundoi tekniku portugez.

