Sonte Barça dhe Reali përballen në ‘El Clasicon’ e shumëpritur

Sonte Barça dhe Reali përballen në ‘El Clasicon’ e shumëpritur

Mbrëmja e sotme sjell një nga përballjet më të mëdha në futbollin botëror, teksa Barcelona dhe Real Madrid përballen në “El Clasicon” e shumëpritur.

Sfida zhvillohet në stadiumin “Camp Nou”, ku për herë të parë pas tri vitesh rikthehet atmosfera e zjarrtë e derbit më të famshëm në futbollin spanjoll.

Takimi i sontëm ka peshë të jashtëzakonshme për Barcelonën, pasi katalanasit mund ta sigurojnë matematikisht titullin kampion me një fitore ndaj rivalit të përjetshëm. Një triumf eventual do t’ia sillte klubit blaugrana titullin e 29-të në histori.

Në anën tjetër, Real Madridi synon të prishë festën e Barcelonës dhe të konfirmojë forcën në sfidën që tradicionalisht mbledh vëmendjen e miliona tifozëve në mbarë botën.

Edhe statistikat dëshmojnë rivalitetin e jashtëzakonshëm mes dy skuadrave. Në historinë e “El Clasicos”, Real Madridi ka regjistruar 106 fitore, Barcelona 105, ndërsa 52 ndeshje kanë përfunduar pa fitues.

Përballja mes Barçës dhe Realit nis nga ora 21:00.

Share This