Flick thumbon Realin: Më befasoi situata në Madrid, ne duam titullin para tifozëve tanë

Flick thumbon Realin: Më befasoi situata në Madrid, ne duam titullin para tifozëve tanë

Hansi Flick ka komentuar për herë të parë situatën e tensionuar te Real Madrid, duke pranuar se zhvillimet e fundit në kampin madrilen e kanë befasuar deri diku, por duke theksuar se fokusi i tij mbetet vetëm te Barcelona dhe gara për titullin në La Liga.

Në konferencën për media para ndeshjes së radhës, tekniku gjerman deklaroi se episode të tilla ndodhin në çdo skuadër, edhe pse situata në Madrid ka marrë vëmendje të madhe në mediat spanjolle.

“Çfarë ka kaluar Real Madridi këto ditë nuk është diçka që nuk ka ndodhur më parë në futboll. Janë situata që i kalojnë të gjitha ekipet. Sigurisht, më ka befasuar disi, por nuk është diçka që më intereson shumë sepse nuk po flasim për skuadrën time”, u shpreh Flick.

Trajneri i Barcelonës foli edhe për objektivin kryesor të katalanasve këtë sezon, duke nënvizuar dëshirën për ta siguruar titullin kampion para tifozëve në “Camp Nou”.

“Ne duam ta fitojmë titullin e dytë radhazi në La Liga. Nuk është diçka e zakonshme dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur. Objektivi ynë është të shpallemi kampionë në Barcelonë, së bashku me tifozët tanë”, deklaroi ai.

Share This