Irani: Ngushtica e Hormuzit si “bomba atomike”

Irani: Ngushtica e Hormuzit si “bomba atomike”

Një këshilltar i liderit suprem të Iranit e ka krahasuar kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit me posedimin e një “bombe atomike”, duke premtuar se Teherani nuk do ta lëshojë atë.

Mohammad Mokhber deklaroi se Irani për një kohë të gjatë e ka “neglizhuar” pozicionin e tij të privilegjuar përgjatë ngushticës, një rrugë jetike për transportin e naftës dhe gazit, të cilën Teherani e mbylli në fillim të luftës në Lindjen e Mesme, duke shkaktuar trazira në tregje dhe duke lënë të bllokuara qindra anije.

Ngushtica e Hormuzit përfaqëson një mundësi aq të çmuar sa një bombë atomike. Me të vërtetë, të kesh në dorë një pozicion që të lejon të ndikosh në ekonominë globale me një vendim të vetëm, është një mundësi e madhe”, tha ai në një video të publikuar nga agjencia e lajmeve Mehr.

Duke premtuar se nuk do të “hedhë poshtë fitimet e kësaj lufte”, Mokhber shtoi se Irani do të “ndryshojë regjimin (ligjor) të kësaj ngushtice”, nëpërmjet së drejtës ndërkombëtare nëse është e mundur, dhe në mënyrë të njëanshme nëse jo.

Mokhber nuk përmendi konkretisht vendosjen e tarifave për anijet, por revista e transportit detar Lloyd’s List raportoi të premten se Irani ka krijuar një autoritet për të miratuar transitin nëpër ngushticë dhe për të mbledhur taksa. /rtsh/

Share This