
Komandanti i forcës elitare të Hezbollahut vritet në sulmin izraelit
Izraeli tha se kishte vrarë një komandant të forcës elitare Radwan të Hezbollahut në një sulm ajror në Bejrut të mërkurën, sulmi i parë izraelit ndaj kryeqytetit libanez që kur hyri në fuqi një armëpushim i rënë dakord muajin e kaluar.
Ushtria izraelite tha se komandanti u vra në një sulm në periferitë jugore të Bejrutit. Deri më tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar nga Hezbollahu. Sulmi u njoftua bashkërisht nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Yisrael Katz.
Goditja rrit presionin mbi armëpushimin e brishtë që kishte ndaluar sulmet izraelite në Bejrut, ndërsa forcat izraelite mbeten të vendosura në jug të lumit Litani dhe vazhdojnë sulmet në Libanin jugor, raporton euronews.al.

