
Krasniqi: Kurti ka urrejtje çnjerëzore ndaj Thaçit
Ish-anëtari i Vetëvendosjes Florin Krasniqi, ka vendosur që t’i kthehet politikës me Partinë Socialdemokrate.
Ai në emisionin DPT te Fidani pati kritika të ashpra ndaj kreut të LVV-së njëherësh kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.
Siç deklaroi Krasniqi, Kurti “ka urrejtje ç’njerëzore ndaj Hashim Thaçit”.
“Unë kam qenë kritiku më i madh i Hashimit për veprimet që i ka bërë gjatë qeverisjes, por ja jap dorën, çdo ditë e çdo natë për vepren e madhe që e ka bërë, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Krasniqi.

