
Presidenti Ademi: Momente të rëndësishme nga Kongresi i 76-të i FIFA-s
Kongresi i 76-të i FIFA ka përfunduar punimet, duke sjellë diskutime dhe vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit global dhe zhvillimin e mëtejmë të federatave anëtare.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, mori pjesë në këtë ngjarje, ku zhvilloi takime edhe me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Gjatë kongresit u riafirmua përkushtimi për avancimin e futbollit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet FIFA-s dhe federatave.
Një ndër temat kryesore ishte Kupa e Botës 2026, me fokus te pritjet për rritje të të hyrave nga shitja e biletave dhe aktivitetet e marketingut. Po ashtu, u miratua edhe buxheti i ri, i cili parasheh rritje të konsiderueshme të mbështetjes përmes programit FIFA Forward.
Ky program vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e futbollit në Kosovë, duke mbështetur projekte infrastrukturore dhe programe zhvillimore.
Nga Kongresi u theksua se përmes punës së vazhdueshme dhe një vizioni të qartë, synohet ndërtimi i një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe konkurruese për futbollin kosovar.
Postimi i plotë i presidentit Ademi:
Momente të vlefshme nga Kongresi i 76-të i FIFA-s 🌍⚽️🇽🇰
Pas përfundimit të punimeve të Kongresit bashkë me presidentin Gianni Infantino, ku u riafirmua përkushtimi për zhvillimin dhe avancimin e futbollit.
Bashkëpunimi me FIFA-n dhe mbështetja nga programi “FIFA Forward” mbetet kyç për rrugëtimin tonë dhe për projektet që na presin.
Në kët kongres u diskutua për Kupën e Botës 2026, për pritjet e rritjes së të hyrave tregun nga shitja e biletave dhe marketingu si dhe u miratua buxheti, me rritje të konsiderueshme të programit “FIFA Forward”.
Me punë dhe vizion të qartë do vazhdojmë të ndërtojmë së bashku të ardhmen e futbollit të Kosovës ⚽️🇽🇰
#MeFutbollinPërKosovën



