
Konferenca e PDK’së, Çitaku: I bëj thirrje Feride Rushitit që të tërhiqet nga loja antikushtetuse e Kurtit
Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka kërkuar nga kandidatja Feride Rushiti që të tërhiqet nga gara për presidente të vendit.
Çitaku ka thënë se kjo është një lojë e Kurtit që shkel Kushtetutën dhe Rushiti s’duhet të bëhet pjesë e saj.
“I bëjmë thirrje znj. Feride Rushiti të mos e huazoj emrin e saj për interesa ditore të Albin Kurtit”, ka deklaruar Çitaku, raporton Express.


