Nagavci heziton të “garantojë” nëse e mbështesin Vjosa Osmanin për Presidente: Të debatojmë në Kuvend

Nagavci heziton të “garantojë” nëse e mbështesin Vjosa Osmanin për Presidente: Të debatojmë në Kuvend

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha se “nuk kemi parë asgjë konkrete”, ndërsa u pyet për ofrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta propozuar Vjosa Osmanin për Presidente, nëse partia në pushtet garanton 66 votat e mazhorancës për të.

Ajo tha se nuk kanë marrë nënshkrimet e deputetëve të LDK-së, por nuk tha nëse LVV garanton se e mbështet atë.

“Përtej deklaratave dhe deklarimet se i kemi 15 nënshkrime, ato nënshkrime duhet të shihen”, tha Nagavci, transmeton GE.

“Nuk mjaftojnë deklaratat”.

Nagavci kërkoi që të debatojnë në Kuvend lidhur me çështjen e Presidentit.

“Pres që edhe partitë tjera t’i kthehen Kuvendit dhe debatin ta bëjmë në sallën e Kuvendin, në seancën që e kemi ftuar”, tha ajo.

Share This