
Yamali mbi Muriqin, spanjolli e fiton garën ndaj “Piratit”
Superylli i Barcelonës, Lamine Yamal e ka fituar çmimin si “Lojtari i Muajit”, për muajin prill në La Liga.
18-vjeçari i katalanasve u shpërblye me këtë çmim pas dy golave të shënuar këtë muaj, shkruan Express.
Madje, njëri nga ta ishte nga penalltia, në ndeshjen e së mërkurës ndaj Celta Vigos, nga e cila e pësoi edhe një lëndim, i cili ia humbi sezonin.
Për krahasim, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi pati tre gola në muajin prill.
Sulmuesi dardan ka 21 gola sivjet në La Liga, me vetëm Kylian Mbappen që ka më shumë se ai, me 24 sosh.
Përpos Muriqi e Yamalit, për më të mirin e muajit prill në La Liga, në garë ishin edhe Carlos Soler, Lucas Boye dhe Federico Vinas.


