Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira deri mesatare pas orëve të mesditës.

Vranësirat parashikohet të jenë të tipit të lartë e transparent kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s shoqëruar me valëzimin në dete i forcë 1-2 ballë, raporton atsh.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 9/25 Diell pak re
Kukës 8/20 Diell pak re
Lezhë 8/23 Diell pak re
Dibër 4/22 Diell pak re
Durrës 9/24 Diell pak re
Tiranë 11/26 Diell pak re
Elbasan 9/24 Diell pak re
Berat 6/25 Diell pak re
Vlorë 10/23 Diell pak re
Korçë 6/19 Diell pak re
Gjirokastër 5/26 Diell pak re
Sarandë 10/22 Diell pak
Share This