Vdes punëtori 44 vjeçar,dyshohet se kishte rënë nga një ndërtesë në Ferizaj

Vdes punëtori 44 vjeçar,dyshohet se kishte rënë nga një ndërtesë në Ferizaj

Sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet R.K. (rreth 44 vjeçar) i cili dyshohet se duke punuar kishte rënë nga një lartësi (kati i parë) i një ndërtese në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 28.03.2026, rreth orës 13:40, policia kishte pranuar një informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj, një person kishte rënë nga një lartësi (kati i parë) i një ndërtese. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur një person të shtrirë në tokë me lëndime të rënda trupore. Menjëherë është njoftuar Emergjenca, e cila e ka transportuar të lënduarin për trajtim në Emergjencën e Ferizajt, ndërsa më pas ai është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK në Prishtinë. Personi i lënduar, R.K. (rreth 44 vjeç), dyshohet se ishte duke punuar në objektin ku ka ndodhur rasti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve dhe inspektorët e punës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale. Lidhur me rastin është intervistuar përgjegjësi i punimeve F.S. (46 vjeç), i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt”, tha Veseli.

“Me datën 03.04.2026, policia ka pranuar informatë shtesë se i lënduari R.K. ka ndërruar jetë në QKUK – Prishtinë si pasojë e lëndimeve të marra. Është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka autorizuar Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj për vazhdimin e hetimeve me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaktarëve të vdekjes”, ka thënë ai.

Rasti është cilësuar si: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Share This